alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Varianti i ri i Covid-19, Komitetit Teknik publikon masat e reja: Nga 4 janari, certifikatë vaksinimi për administratën dhe punonjësit e qendrave tregtare

02/12/2021, 14:35
ne Aktualitet, Covid-19
A A
Varianti i ri i Covid-19, Komitetit Teknik publikon masat e reja: Nga 4 janari, certifikatë vaksinimi për administratën dhe punonjësit e qendrave tregtare

Varianti i ri i Covid-19, Komitetit Teknik publikon masat e reja: Nga 4 janari, certifikatë vaksinimi për administratën dhe punonjësit e qendrave tregtare

-Lexo edhe:

“Dona nuk ishte e droguar”, flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Atë e braktisën të gjithë

Bie sërish numri i infektimeve me Covid-19, 642 raste të reja dhe një humbje jete

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka njoftuar masat e reja anti-Covid që do të hyjnë në fuqi në vend.


Përmes një komunikimi publik rreth ndryshimeve mbi situatën epidemiologjike në vend, Rakacolli u shpreh se nga data 4 janar, punonjësve të administratës dhe qendrave tregtare do t’u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.

“Bazuar në situatën epidemiologjike, fakti se jemi në stinë e dimrit dhe shtohet mundësia për të rritu infeksionet, varianti Omicron, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duke filluar nga sot çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të bëjë dozën përforcuese të vaksinës, 6 muaj pas dozës së dytë. Deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen pasi më 4 janar do të kërkohet certifikata e vaksinimit ose test COVID çdo 5 ditë. Rekomandojmë ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori të udhëtimit 14 ditët e fundit na vendet e Afrikës së Jugut duke filluar nga data 3 dhjetor për 3 javë”- tha Rakacolli.

Infeksionisti Dhimitër Kraja u shpreh se 94% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. “Në spitalet Covid, prej disa javësh kemi një gjendje të qëndrueshme, si për numrin e shtrimeve, por edhe për rastet e rënda. Rreth 94% e rasteve që shtrohen në spitale gjatë kësaj periudhe janë subjekte që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën e madhe të vaksinës për të mos u shtruar në spital, si dhe rrezikun e madh në rast mosvaksinimi”, tha Kraja.

Ndërkohë, Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik publikoi edhe masat e reja:

  1. Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.
  2. Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.
  3. Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:
    Afrikë e Jugut
    Kenia
    Angola
    Zambia
    Bostvana
    Senegal
    Duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë.
    Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njesitë shëndetësore.

Masat e tjera në fuqi:
Masat e tjera vijojnë si më poshtë:
-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10-ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

“Dona nuk ishte e droguar”, flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Atë e braktisën të gjithë

11/08/2022, 19:38
Covid-19

Bie sërish numri i infektimeve me Covid-19, 642 raste të reja dhe një humbje jete

11/08/2022, 16:59
Aktualitet

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

11/08/2022, 16:02
”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare
Aktualitet

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

11/08/2022, 14:31
Foto Ilustruese
Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

11/08/2022, 13:37
Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj
Aktualitet

Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj

11/08/2022, 12:55
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka në mes të Shkodrës, arrestohet autori i dyshuar

Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka në mes të Shkodrës, arrestohet autori i dyshuar

Angela Merkel largohet, po çfarë do të bëjë ajo në të ardhmen?

Angela Merkel largohet, po çfarë do të bëjë ajo në të ardhmen?

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In