Aktualitet29 Prill 2019, 22:32

Vasili justifikon ikjen nga Parlamenti: Veprim qytetar, vendi po shkon në greminë

Shkruar nga Pamfleti
Vasili justifikon ikjen nga Parlamenti: Veprim qytetar, vendi po shkon në

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka komentuar situatën politike në vend ku ka vënë theksin tek vendimi i djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës së bashkuar dhe qëndrimin e forcës politike që përfaqëson.

Vasili e cilësoi vendimin e djegies së mandateve si një veprim qytetar i nevojshëm për qeverinë e dalë nga sistemi demokratik. Sipas tij vendi është në greminë dhe është në emergjencë për veprime të tilla që tregojnë reagim real.

“Vendimi politik ishte vendosja e një pasqyre për të reflektuar të drejtën ndaj të shtrembit. Ishte një veprim politik, por edhe qytetar. Me këtë veprim nxorrëm qartë se kjo qeveri ka dalë nga sistemi demokratik. I dhamë provën që Shqipëria o shpëtohet sot ose gremina është pa kthim. Pse duhet të gënjehen shqiptarët. Unë e di të vërtetat siç dihen. Kurse këta thonë, meqënese dëshmitë erdhën pas 6 muajsh ne ja hodhëm. Ka alibi, ka përshkrim për krimin. Në këtë sfond ishte një krim politik.V endimet unikale, se kemi një situatë pa precedent. Janë shumë të qarta dhe një gjë që ne kemi zgjidhur me shqiptarët”- u shpreh Vasili.

Aktualitet