
LSI infekton edhe partitë e tjera, 7 këshilltarë në Maliq i bashkohen PS-së
Numri dy i LSI-së, nuk ka harruar as porosinë e Monika Kryemadhit. Edhe sot, në festën e Sulltan Novruzit, Vasili ka dalë dhe ka sharë Ramën.
E ka sharë me të drejtë duke e akuzuar për përmbytjet në Shkoder. Vasili shkruan në rrjetin e tij social se Rama as nuk e ka marrë mundimin që të vizitojë të prekurit nga përmbytja.
Deri këtu Vasili ka shumë të drejtë për akuzar e tij. Por Vasili deri dje ishte në qeveri dhe ministër i Ramës, ndaj këto akuza duke përdorur fatkeqësinë e qytetarëve për qëllime politike, është një tjetër lojë e LSI.
“Shkodra po perjeton nje moment shume te veshtire dhe mijra hektare toke jane permbytur dhe mijra familje jane te rrezikuara, – shkruan Vasili në Fb.- Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnje fjale per kete situate kritike.
Ky Kryeminister qe vite me pare ne permbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojen e ka lidhur kembet dhe as flet per Shkodren e as shkon ne Shkoder.
Pret kryeministri qe natyra te qetesohet ujrat te fillojne te bien vete dhe ky pastaj te dale e te recitoje te njejten idiotesi “qe ne menaxhuam krizen si asnje here ne keto 25 vjet”.
Fakti eshte qe Shkodren e ka lene ne meshire te fatit.Personat qesharake te qeverise ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit nuk jane menaxhuesit e permbytjes por komedia e zeze e qeverisjes me Shkodren. Shqiptaret jane pa drejtim, “-shkruan Vasili.