Bota26 Prill 2019, 21:12

Vazhdojnë arrestimet për të ashtuquajturin grusht shteti, autoritetet turke arrestojnë 115 persona

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdojnë arrestimet për të ashtuquajturin grusht shteti,

Vazhdojnë arrestimet për të ashtuquajturin grusht shteti, autoritetet turke arrestojnë 115 persona

Autoritetet turke arrestuan sot 115 anëtarë të forcave të armatosura dhe kanë shpallur në kërkim 95 persona të tjera për lidhje të dyshuara me imamin Fethullah Gylen i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit më 2016, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

”Në mesin e të dyshuarve të shpallur në kërkim nga prokuroria e Stambollit, 112 janë pjesë e ushtrisë, 29 të forcave ajrore, 50 të marinës, 14 të xhandarmërisë dhe pesë nga drejtoria e rojave bregdetare”, sqaron AA.

Ata dyshohen se janë përkrahës të lëvizjes së imamit, Fethullah Gylen, armik i betuar i Ankarasë, i cilësuar si grup terrorist.(Atsh)

Bota Grusht Shteti TURQI