Sport13 Janar 2023, 15:53

Vazhdojnë hetimet për Juventusin, Prokuroria e Torinos i dërgon 47 pyetje Kristiano Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdojnë hetimet për Juventusin, Prokuroria e Torinos i dërgon

Vazhdojnë hetimet për Juventusin, Prokuroria e Torinos i dërgon 47 pyetje Kristiano Ronaldos

Hetimet mbi Juventusin vazhdojnë dhe për të mbyllur çështjen e bardhezinjve, prokurorët janë vënë në kërkim të së ashtuquajturës “Karta Ronaldo”.

Siç raporton “La Repubblica”, Prokuroria Publike e Torinos i ka dërguar Autoritetit Qendror të Mbretërisë së Bashkuar më 13 prill, 47 pyetje në adresë të portugezit që është shfaqur i gatshëm për të bashkëpunuar. Mes shumë pyetjeve, prokurori pyet nëse Juventusi i ka paguar të gjitha pagat, sa është ajo e papaguar dhe si do të paguhen përfundimisht, apo do të padisë për pagesë, deri në kopjen e mundshme të dokumenteve të dorëzuara.

Për momentin Kristiano Ronaldo është përgjigjur nëpërmjet avokatit se nuk ka asnjë dokumentacion në lidhje me marrëdhëniet me ekipin italian dhe në fakt nëse do të përgjigjej që ekzistonin, vetë Ronaldo mund të rrezikonte skualifikimin nëse e gjitha do të konsiderohej si kontratë jofederale.

Sport Juventus Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez