
Debati ka degjeneruar në sharje dhe ofendime mes Luizit dhe Kejvinës mbrëmjen e djeshme në Big Brother. Kejvinës nuk i ka kaluar inati as ditën e sotme. Duke folur me lot në sy, Kejvina u shpreh se Luizi duhet t’i kërkoi falje familjes së saj dhe më në veçanti babait, për komentet jo etike ndaj saj.
“Nuk e mendoja kurrë që pas syve jeshil dhe asaj buzëqeshje, fshihet një njeri me errësirë’, tha Kejvina për Luizin, në një bisedë me Armaldon në kuzhinë.
Armaldo u mundua ta qetësojë disi Kejvinën, duke i thënë se ka hyrë në zemrat e të gjithë shqiptarëve me sinqeritetin e treguar, dhe për mënyrën e drejtë të të folurit.
Pjesë nga debati:
Kristi: Njerëz pa pikë personalitet!
Kejvina: Kjo është normale, ja ta tregojë Luizit!
Luiz: Ajo më tha që vetëm kostumin ke të bukur.
Kejvina: Ky është limiti, shembulli më i keq i njeriut në shtëpi, nëse kjo situatë tejkalohet, unë largohem direkt nga emisioni. Si thotë ky qepe
Tea: Unë nuk e di si e mban publiku këtu!
Arbana: Ju lutem, se jeni shembull, jini të sjellshëm. Kejvina e kuptoj që ai të ofendoi, por s’mund të përgjigjesh kështu me ofendime!
Kejvina: Unë i kam dalë përballë fytyrave si Luizi, nuk e toleroj këto!