Aktualitet 7 Mars 2019, 15:13

Vazhdon përplasja, Mero Baze: Pandi Majko nuk duhet marrë seriozisht!

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdon përplasja, Mero Baze: Pandi Majko nuk duhet marrë seriozisht!

Vazhdon përplasja, Mero Baze: Pandi Majko nuk duhet marrë seriozisht!

Botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka vijuar replikën në distancë me ministrin për Diasporëns Pandeli Majko, i cili  shkruante se gazetari e ka cilësuar si të preferuar të opozitës.

Baze sqaron se as gazeta “TemA” dhe as ai vetë nuk ka shkruar diçka të tillë përpos citimit ironizues që i është bërë kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila lakonte emrin e Majkos si kryeministër të qeverisë tranzitore.

Ndër të tjera gazetari shkruan:

“As unë, as gazeta Tema, nuk kemi shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Unë e kam perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur e ka thënë me zë dhe figurë në tv këtë gjë.

Por me sa po shikoj nga reagimi zotit Majko, atij i ka ardhur keq që nuk e kam marrë seriozisht idenë e Monikës. Kjo më ka ndodhur ngaqë kam marrë seriozisht Majkon. Nuk e përsëris më”, ironizon Mero Baze.

Më herët, Pandeli Majko shkroi se “Një editorial i gazetarit Mero Baze më ka shpallur të “përzgjedhurin” e opozitës për të drejtuar mazhorancën. Padyshim që artikulli nuk është në “ajër” pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës.

Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë “dezhurn” (sic shkruan Baze) që 30 vjec në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, jo për “fajin” tim. Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë se sa ditën kur e kam marrë detyrën”.

Aktualitet Mero Baze Pandeli Majko