Sport 4 Shtator 2022, 17:09

Vazhdon starti perfekt i Partizanit në Superiore, Egnatia bën surprizën e madhe

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdon starti perfekt i Partizanit në Superiore, Egnatia bën

Vazhdon starti perfekt i Partizanit në Superiore, Egnatia bën surprizën e madhe

Përfundon java e tretë e Kategorisë Superiores, ku pati shumë surpriza. Pas triumfit të Vllaznisë në Tiranë dhe Kastrioti në Kukës, surpriza e madhe ishte suksesi i Egnatias në fushën e Laçit. 

Rrogozhinasit fituan me rezultatin 0-2 në transfertë me Laçin, duke dëshmuar se do të luftojnë fortë jo vetëm që të mbijetojnë.  

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa me të nisur e dyta, Delarzh për miqtë u shkëput mirë pas një topi të marrë dhe i vetëm me Dajsinanin nuk gaboi. Ishte sërish Delarzh që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 72, por goli u anulua nga VAR-i.  

Skuadra e vetme perfekte deri më tani në Superiore është Partizani, që u tregua cinike edhe në Ballsh, duke fituar 0-1 ndaj Bylisit vendas. Sërish heroi i takimit ishte Xhuljano Skuka, i cili u ka dhënë 9 pikë të plota të kuqve në këtë start. 

Sport Bylis Egnatia Kategoria Superiore Laçi Partizani