Bota 7 Dhjetor 2022, 13:17

Vazhdon terrori në Shkup, alarm për bombë në Bankën Popullore

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdon terrori në Shkup, alarm për bombë në Bankën

Një tjetër alarm për bombë ka alarmuar Maqedoninë e Veriut. Ministria për Punët e Brendshme njoftoi sot se rreth orës 10:10 Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka denoncuar se në adresën e saj elektronike ka marrë kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.

“Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të të punësuarve dhe në rrjedh e sipër janë aktivitetet anti-terroriste. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë paraprakisht, diku rreth orës 09:45 minuta në SPB-Shkup është denoncuar për kërcënim me bombë në 9 shkolla të mesme në Shkup. Gjithashtu janë ndërmarrë të gjitha masat për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave dhe është kryer kontroll i detajuar nga njësit i anti-terrorit.

Rajoni alarm per bombe Shkup