Kronike28 Mars 2022, 22:54

Vdekja e 26- vjeçarit në komisariatin e Kamzës, Klodiana Lala: Humbi jetën në qeli për një zgarë dhe disa pllaka porcela

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e 26- vjeçarit në komisariatin e Kamzës, Klodiana Lala:

Vdekja e 26- vjeçarit në komisariatin e Kamzës, Klodiana Lala: Humbi jetën në qeli për një zgarë dhe disa pllaka porcelani!

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar skandaloze vdekjen e Arben Micit në qelitë e Komisariatit nr. 5 në Kamzë.

E ftuar në “Opinion”, gazetarja e kronikës tha se një personi në paraburgim nuk mund t’i lejohet një mjet ndezës. Dhe gjithashtu një personi që i është caktuar masa e sigurisë, nuk mund t’i lejohet të qëndrojë në ambientet e komisariatit.

Por çfarë ka ndodhur? Për disa pllaka porcelani të shtruara gabim dhe disa zgara hekuri në dritare, Mici nuk mundi të shkonte në ambientet e paraburgimit, ku duhej të mbahej, por qëndronte në komisariat.

“Nuk lejohet që një i paraburgosur të pi cigare, sepse në momentin që hyn aty ka një portokoll. Duhen hequr rripat, lidhëset e këpucëve e madje edhe kopsat që mund të jenë të rreziskhme. Ngjarja është shënuar në 20:30 të mbrëmjes. Mici është vendosur në orën 13:00 në ambjentet e izoloimit. Në qelinë tjetër ka qenë Dilaver Idrizi që kishte marr në masën me burg. Shkelja është që këta nuk duhej të qëndronin në komisariat, por të vendoseshin në ambjentet e paraburgimit.

Është një ngjarje që ka ndodhur në një ambjent të mbullur të izolomit që janë nëntokë. Ambjenti është pa dritare. Ka patur një raport të Avokatit të Popullit që në mars 2021 ka rekomanduar mbylljen urgjente të këtyre qelive dhe të kaloheshin në ambjentet e reja. Skandali është që në qelitë e tjera të ndërtuara, shteti shqiptar nuk ka bërë zgarat dhe nuk është hapur një tender apo nuk është bërë një procedurë dhe e dyta tualetet e qelive të reja janë prej porcelani, gjë që nuk lejohet sepse porcelani mund të thyhet dhe të kryhen akte vetvrasjeje”, u shpreh Lala.

Kronike Klodiana Lala