Bota 2 Korrik 2022, 09:12

Vdekja e 53 emigrantëve në kamion në Teksas, Prokuroria bën publike përgjimet e shoferit me trafikantët

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e 53 emigrantëve në kamion në Teksas, Prokuroria bën

Gjykata Federale e Teksas ka zbuluar detajet nga dokumetet e prokurorisë, në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbetën të vdekur 53 emigrantë brenda një kamioni për shkak të nxehtësisë së madhe.

BBC raporton se shoferi i kamionit ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia, nuk e dinte që kondicioneri kishte ndaluar së punuari.  Sipas policisë ai i gjet i fshehur pranë kamionit duke pretenduar se ishte një nga të mbijetuarit.

Zamorano, 45 vjeç, dhe i dyshuari për bashkëpunim Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe me tekst njëri-tjetrit në lidhje me operacionin e kontrabandës, para dhe pas zbulimit të kamionit në temperatura të larta.  Një informator konfidencial i qeverisë që punon për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave u tha zyrtarëve se të dy kishin folur pasi u raportuan vdekjet. Sipas tij shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse individët vdiqën.

Ngjarja e ndodhur është cilësuar si incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Shoferi i kamionit  u arrestua kur pamjet u shfaqën, dhe ai u pa se ishte personi që kaloi me kamion në një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo në Teksas, po atë ditë. Të dy të akuzuarit rrezikojnë dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Të premten, autoritetet në Teksas deklaruan se kishin identifikuar përfundimisht gjashtë nga 53 viktimat nga incidenti i së hënës.

Bota 53 te vdekur emigrantë Teksas