Sport29 Dhjetor 2022, 22:03

Vdekja e legjendës braziliane, familjarët e Pelesë kërkesë ekipit të Santos: Të tërhiqet fanella me numrin 10

Shkruar nga Pamfleti

Fanella me numër 10-të e Santos së shpejti mund të tërhiqet përgjithmonë, kjo është dëshira e familjes së Pelesë, që askush tjetër të mos veshë fanellën që dikur i përkiste Mbretit të Futbollit.

Së shpejti pritet që kërkesa të zyrtarizohet, por fillimisht do duhet ta analizojën çështjen përpara se të marrin një vendim. Ka nga ata që e konsiderojnë fanellën me numrin 10 një shenjë të rëndësishme të klubit që dikur ishte shtëpia e lojtarit më emblematik të të gjitha kohërave.

Pele ka veshur fanellën alvinegra me numër 10 midis viteve 1956 dhe 1974. Aktualisht, numri 10 i Santos është me venezuelianin Yeferson Soltedo.

Disa këshilltarë të klubit tashmë e kanë diskutuar këtë temë dhe kanë ngritur këtë hipotezë, e cila asnjëherë nuk u hodh përpara dhe as u diskutua zyrtarisht. Ka nga ata që e kuptuan se numri 10 i Pelés është një markë e rëndësishme për Santos dhe duhet të vazhdojë të përdoret.

Sport Legjenda Pele Santos