
Pas vdekjes së minatorit në Bulqizë mbrëmjen e djeshme, janë vënë në pranga drejtuesi teknik dhe brigadieri i sektorit ku po punonte minatori.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen 52-vjeçari Kujtim Lili, që mbante detyrën e zjarrmëtarit.
Njoftimi i plotë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, që mbante detyrën e zjarrmëtarit.