Sport30 Dhjetor 2022, 13:47

Vdekja e tij pikëlloi botën, ja sa është pasuria që Pele iu la pasardhësve të tij

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e tij pikëlloi botën, ja sa është pasuria që

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit brazilian, Pele ka pikëlluar shumë sportdashës dhe tifozë. Pele nuk ishte i njohur vetëm për talentin e tij në botën e futbollit, por edhe për pozitivitetin e tij dhe për ato çka kishte bërë për të tjerët, duke lënë kështu pas një pasuri shpirtërore. Pele gjithashtu ka lënë pas edhe pasurinë monetare të cilën do e trashëgojnë pasardhësit e tij.

Sipas faqes “Celebrity Net Worth”, legjenda e Brazilit ka grumbulluar një shumë mbi 100 milionë dollarë. Këtë pasuri ai e ka grumbulluar gjatë gjithë jetës, pasi i ka fituar jo vetëm si futbollist, por edhe nga shitja e të drejtave të imazhit të tij, kontrata të majme publicitare dhe në mënyra të tjera që kanë lidhje me botën e futbollit, sportit.

Pele humbi dje betejën e gjatë me kancerin.  Ish-ylli i Santos FC, i konsideruar gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ishte në spitalin izraelit “Albert Einstein” në Sao Paulo që nga 29 nëntori.

Sport #Vdekja e Pele Pasuria