
Kanceri i stomakut ashtu siç edhe ju mund ta dini është një sëmundje vdekjeprurëse. Shanset e mbijetesës janë të larta nëse e zbuloni sëmundjen në kohë, por rrallëherë dikush i kushton vëmendje simptomave derisa bëhet shumë vonë.
Ajo që ju duhet të bëni që të parandaloni kancerin e stomakut është të njihni simptomat në kohë.
Kjo nuk është diçka e lehtë sepse shpesh i ngjajnë gripit ose një infeksioni viral. Neglizhenca apo lënia e simptomave të pa trajtuara mund të çojë në zhvillimin e kancerit të stomakut i cili përparon ngadalë, por është vdekjeprurës në fazat e mëvonshme.
Këtu janë shenjat e zakonshme të hershme të kancerit të stomakut:
Lëvizjet e çrregullta të zorrëve;
Gjak gjatë jashtëqitjes;
Të përziera dhe të vjella;
Anemia;
Ndjenja e ngopjes edhe pas një vakti të lehtë;
Mungesa e oreksit;
Dhimbje e mprehtë e barkut.
Simptomat nuk janë shumë specifike, prandaj njerëzit zakonisht i injorojnë ato, duke bërë një gabim fatal.
Megjithatë, kanceri i stomakut mund të parandalohet. Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe të sheqerit, si dhe mishin e kuq të pjekur në skarë. Mjekët rekomandojnë një dietë të shëndetshme të pasur me ushqime që përmbajnë fibra.
Ju duhet të rrisni edhe konsumin e shafranit – kjo erëz speciale ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e kancerit. Më poshtë po iu tregojmë një recetë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të përfitoni nga shafranët siç duhet.
Përbërësit:
¼ lugë çaji me shafranin e Indisë;
½ lugë çaji me vaj ulliri;
Piper i zi.
Përgatitja:
Thjesht përzijini përbërësit së bashku dhe konsumoni përzierjen ose shtojeni atë në sallatën tuaj. Sidoqoftë, sigurohuni që mos ta gatuani këtë përzierje pasi do të humbisni përfitimet e saj. Konsumojeni disa herë në ditë për të parandaluar zhvillimin e kancerit të stomakut…