Politike15 Korrik 2022, 17:01

Vdiq nga mungesa e rojeve të plazhit, Rama shkon për ngushëllim në familjen e 18-vjeçarit që u mbyt duke shpëtuar të vëllanë

Shkruar nga Pamfleti
Vdiq nga mungesa e rojeve të plazhit, Rama shkon për ngushëllim

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për ngushëllim në familjen e Anri Kashikut në Durrës.

Bëhet fjalë për të riun 18-vjeçar, i cili sakrifikoi jetën për të shpëtuar të vëllanë dhe shokun e këtij të fundit nga mbytja. Ata ishin në plazh dhe i riu pa të vëllanë me shokun e tij duke u mbytur dhe hyri t’i shpëtojë. Ai ja doli t’i shpëtojë, por vete nuk mundi të dalë nga uji.

Nëse në atë zonë do të kishte pasur roje plazhi, ndoshta nuk do të kishim tragjedi.

Ndoshta si për të mbuluar fajin shtetëror, Rama shkoi sot për ngushëllim. Me lule në duar dhe i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kryeministri ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

Kryeministri ka deklaruar se ai do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Politike Durrës ngushëllim Rama