Bota18 Janar 2023, 16:44

Vdiq nga rrëzimi i helikopterit në Kiev, emërohet ministri i ri i Brendshëm i Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
Vdiq nga rrëzimi i helikopterit në Kiev, emërohet ministri i ri i

Ministri i ri i Brendshëm i Ukrainës, (Shefi i policisë kombëtare, Ihor Klymenko.)

Ukraina ka emëruar ministrin e ri të Brendshëm, pas vdekjes së ministrit të mëparshëm, Denys Monastyrsky ditën e sotme si shkak i rrëzimit të helikopterit në të cilin ai ndodhej.

Kryeministri Denys Shmyhal, njoftoi se qeveria e Ukrainës ka emëruar shefin e policisë kombëtare, Ihor Klymenko në detyrën e ministrit të brendshëm.

Ai tha se zoti Klymenko është emëruar zyrtarisht në rolin e zëvendësministrit të brendshëm, teksa shtoi se do të përmbush dhe  përgjegjësitë e ministrit. Kjo pasi ministri i brendshëm, Denys Monastyrskyi u vra së bashku me zëvendësin e tij, Yevheniy Yenin dhe sekretarin e shtetit të ministrisë Yurii Lubkovych.

Nga rrëzimi i helikopterit pranë Kievit humbën jetën 14 persona, përplasja shkaktoi një zjarr të madh dhe një anë e tërë e çerdhes lokale u karbonizua.

Zyrtarët thanë se është shumë herët për të ditur se çfarë e shkaktoi përplasjen, ndërkohë që autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është nisur një hetim për aksidentin.

Bota