Vedat Muriqi gjithnjë e më shumë larg Lacios. Në orët e fundit ka ardhur një ofertë për kosovarin nga Spanja.
Prestigjiozja “AS”, shkruan se klubi i Majorkës kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar në formën e huazimit dhe të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Lacio ndërkohë duket e hapur për bisedime me “piratët” spanjollë, me këta të fundit që do të bëjnë çmos për të arritur te Muriqi.