Aktualitet22 Tetor 2018, 16:34

Vëllai trafikant i ‘ha kokën’ ish-zv.ministrit, çfarë shkruan në letrën e dorëheqjes drejtori i lartë në Ti

Shkruar nga Pamfleti

Vëllai trafikant i 'ha kokën' ish-zv.ministrit, çfarë shkruan në letrën e dorëheqjes drejtori i lartë në Tiranë

Është zbuluar letra e dorëheqjes së drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj. Zyrtari i lartë ka dhënë sot dorëheqjen nga posti, pasi ju arrestua i vëllai nga Policia e Shtetit si i përfsgirë në trafik droge.

Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor”, thuhet ne letren drejtuar ministrit Gjiknuri.

Vëllai i Arbenit Isarajt, Altin Isaraj, akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Kujtojmë se ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj,  një vit më parë u bë drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zëvendësuar në këtë detyrë Ylli Spahiun.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Altin Isaraj Arben Isaraj Dorëheqje drejtori i transportit rrugor trafik droge