Bota 4 Dhjetor 2022, 18:46

Vendet e BE-së arrijnë marrëveshjen për çmim kufizues naftës ruse: 60$ për fuçi

Shkruar nga Pamfleti

Vendet e BE-së arrijnë marrëveshjen për çmim kufizues naftës ruse: 60$ për fuçi

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin e naftës ruse që transportohet në rrugë detare në 60 dollarë për fuçi, në kuadër të një nisme të grupimit G7, për të dobësuar më tej kapacitetet e Kremlinit për luftën në Ukrainë.

Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Çmimi kufizues ka tre objektiva. Së pari, ai forcon efektet e sanksioneve. Së dyti, ai do të reduktojë të ardhurat e Rusisë. Dhe së treti, ai do të stabilizojë tregjet globale të energjisë pasi do të lejojë që nafta ruse të tregtohet, të ndërmjetësohet dhe të transportohet nga operatorë evropianë në vende të treta, përsa kohë shitet nën çmimin kufizues”– thotë Ursula von der Leyen.

Ambasadorët e vendeve anëtare kaluan disa ditë të angazhuar në një debat intensiv, në përpjekje për të gjetur një balancë mes nevojës për të dobësuar të ardhurat ruse dhe për të shmangur një çoroditje të tregjeve globale.

Bota Ursula von der Leyen