Bota29 Gusht 2022, 19:46

“Vendet kandidate meritojnë mbështetje”, Olaf Scholz pro anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Shkruar nga Pamfleti
“Vendet kandidate meritojnë mbështetje”, Olaf Scholz pro

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një fjalim në Universitetin “Charles” në Pragë tha se BE-ja duhet të bëhet gati për zgjerim të mëtejshëm, në mënyrë që ti bëjë ballë rivalëve të jashtëm si Rusia dhe Kina.

Scholz u shpreh se agresioni rus në Ukrainë është një thirrje që Bashkimi Evropian duhet të zgjohet dhe të ndryshojë mënyrën se si merr vendime.

Ndërsa sa i përket zgjerimit, Kancelari gjerman tha se është pro mbështetjes për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Unë jam i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen edhe Gjeorgjinë. Zgjerimi i BE-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitet brenda Evropës dhe për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Këshilli Evropian i dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor dhe siguroi perspektivën europiane për Gjeorgjinë. Tani është një çështje që të merren seriozisht premtimet për anëtarësim. Vendet kandidate meritojnë mbështetje të vazhdueshme në rrugën e tyre për t’u kualifikuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gati 20 vjet që presin anëtarësimin”, tha kancelari gjerman.

Kancelari Scholz përmendi gjithashtu në mënyrë të përsëritur kërcënimin që i paraqitet BE-së nga Rusia

Çdo përçarje mes nesh, çdo dobësi, do të përdoret nga Vladimir Putini. Ne duhet të mbyllim konfliktet e vjetra dhe të gjejmë zgjidhje”, tha ai.

Bota #Scholz Ballkani BE