Aktualitet 4 Prill 2022, 17:19

Vendet më të lumtura në botë për vitin 2022, ku renditet Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Vendet më të lumtura në botë për vitin 2022, ku

Në një kohë kur pandemia ende nuk ka mbërritur fundin, kur lufta në Ukrainë ka shkaktuar kaos në të gjithë botën dhe çmimet janë ngritur në stratosferë, lumturia duket si një ëndërr e largët dhe e paarritshme.

Por gjetjet e Raportit Botëror të Lumturisë, të publikuara në një botim të Rrjetit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, që bazohet në të dhënat e anketave globale nga njerëz në rreth 150 vende, pohojnë se lumturia në botë është në rritje.

Sipas këtij raporti, kombi më i lumtur në botë është ai nordik. Finlanda është vendi më i lumtur në botë për të pestin vit radhazi.

Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë. Izraeli në vendin e 9-të dhe Zelanda e Re përmbyll 10-shen e parë.

Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.

Ndërkohë Shqipëria renditet e 91, vetëm një vend para Maqedonisë së Veriut.

Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022

Një tjetër pikë e ndritshme në raportin e këtij viti ishte se shqetësimi dhe stresi u ulën në vitin e dytë të pandemisë. Tani për tani, sytë e botës janë te Ukraina, e cila është në vendin e 108-të në renditjen e Raportit Botëror të Lumturisë.

 

Aktualitet Botë Finlande Lumturi Ukrainë.