Kulture25 Mars 2018, 14:22

Vendi me tragetet më të shpejtë në botë

Shkruar nga Pamfleti

Vendi me tragetet më të shpejtë në botë

Sulltanati i Omanit ka tragetet më të shpejtë në botë.

Kryeqyteti i këtij sulltanati quhet Muskat dhe gjendet në një gji të vogël, ku përditë ndalojnë për të pushuar kryqëzorët e mëdhenj turistikë.

Në Muskat kanë bazën tragetet më të shpejtë në botë “Hormuzi” dhe “Shinas” – shkruan Dita.

Sulltani Qabos, sunduesi i Omanit prej rreth 40 vjetësh, nuk i ka blerë katamarët për të luajtur, por se ata kanë një rëndësi strategjike për politikën e brendshme.

Tragetet e lidhin shtetin kryesor të dinastisë së Omanit me enklavën Khasab 500 kilometra në veri të Gadishullit Arabik.

Për distancën prej rreth 500 km, trageteve me shpejtësi të lartë u duhen vetëm 5 orë, pra me rreth 100 kilometër në orë fluturojnë tragetet mbi Detin e Omanit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Turizem Vendi me tragetet më të shpejtë në botë