Politike27 Shtator 2022, 21:46

“Vendi nuk ka më një opozitë”, Topi: Basha erdhi dhe iku nga PD-ja pa asnjë trofe

Shkruar nga Pamfleti
“Vendi nuk ka më një opozitë”, Topi: Basha erdhi dhe

Ish-presidenti, Bamir Topi është shprehur se ai e ka thënë më herët dhe se tani është konfirmuar plotësisht se Basha erdhi dhe iku pa asnjë trofe.

Ai tha se ka plot argumente për situatën aktuale në PD, por shtoi se tashmë vendi nuk e ka më një opozitë, pasi ajo është në situatë të vështirë.

Unë e kam thënë dhe është konfirmuar plotësisht se Basha erdhi dhe iku pa asnjë trofe. E ri konfirmojmë sot që është 2022. Unë kam konsumuare shumë kohë dhe angazhim në PD. Nuk mendoj se është momenti kur një parti është në nevojë dhe vështirësi, që unë të mbaj qëndrimet e mia. Unë jam i mbushur me argumente, por në një vend që ka mbetur pa opozitë, ose kur ajo është në situatë e shumë të vështirë, unë nuk e kam mendjen më tek ajo detyrë që e kanë marrë të tjerë”, tha Topi për “Ora e Betit”, në RTV.

Politike Basha opozita topi