Aktualitet25 Tetor 2018, 13:11

“Vendim i turpshëm”, Hajdarmataj padit Kryeprokuroren Arta Marku

Shkruar nga Pamfleti
“Vendim i turpshëm”, Hajdarmataj padit Kryeprokuroren Arta

Prokurori Besim Hajdarmataj ka paditur prokuroren e përgjithshme Arta Marku. Ai e ka konsideruar të paligjshëm transferimin në Pogradec.

Përplasja mes tyre vjen pas kaosit në prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e pretencës së “Shullazit”, ku 10 prokurorë u vendosën nën procedim disiplinor, ndërsa 3 prej tyre u transferuan në rrethe periferike.

Besim Hajdarmataj e cilësoi vendim të turpshëm ndëshkimin e prokurorëve dhe pati paralajmëruar kallëzim si për procedimin disiplinor ashtu edhe për vendimin e transferimit të tij në Pogradec.

“Urdhri i komandimit tim në Pogradec është i turpshëm, sepse në lidhje me këtë çështje unë kam mbajtur qëndrimin tim. Për hetimin  disiplinor jo vetëm që nuk jam në dijeni, por do të  bëj  kallëzim  penal,”deklaronte më herët Hajdarmataj.

 

 

 

 

 

 

Aktualitet Hajdarmataj patit Kryeprokuroren Arta Marku