
Lulzim Basha vijon të figurojë si kryetar i Partisë Demokratike.
Edhe pse ai u dorëhoq dhe më pas pati një vendim nga gjyqtari Agron Zhukri që miratoi ndryshimet në statut të Komisionit të Rithemelimit, asgjë nuk ka ndryshuar në nivelin drejtues. Gjykata e Shkallës së Parë akoma nuk e ka regjistruar vendimin e Zhukrit.
Ditën e sotme, Zyra e Regjistrit të Partive Politike ka nxjerrë një vërtetim, ku shprehet se kryetar është zoti Basha, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e Komisionit të Rithemelimit. Duket se tashmë të gjithë presin vendimin që do të marrë Gjykata e Apelit, e cila do të njohë apo jo vendimin që mori gjyqtari Zhukri.