Bota21 Nëntor 2018, 16:12

Vendimi i bujshëm që trondit Serbinë, Prishtina bllokon Beogradin

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i bujshëm që trondit Serbinë, Prishtina bllokon Beogradin

Vendimi i bujshëm që trondit Serbinë, Prishtina bllokon Beogradin

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, raporton rel.

Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e cila ishte përcjellë me reagime të ashpra nga Serbia, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Vendosja e taksës prej 100 për qind, sipas zyrtarëve në Prishtinë, ishte një kundërpërgjigje që Kosova i bën politikës agresive të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe diplomacisë serbe te vendet e caktuara për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe të gjitha institucionet obligohen që ta zbatojnë atë.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë! Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks.

Po ashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.”- shkruan Haradinaj në facebook.

Rajoni Aleksander Vuçiç kosove-serbi Ramush Haradinaj