Politike 8 Gusht 2018, 14:05

Vendimi i gjyqtares së Vlorës, Rama: Vettingu po zbulon pasuri të paimagjinueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastrim l

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i gjyqtares së Vlorës, Rama: Vettingu po zbulon pasuri të

Vendimi i gjyqtares së Vlorës, Rama: Vettingu po zbulon pasuri të paimagjinueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastrim llumit të mbështjellë me togën e zezë!

Pas ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Brendshme ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama për vendimin e dhënë nga gjyqtarja e Vlorës Herila Çela që kjo e fundit dha për lirimin nga burgu të një personi me precedentë kriminalë. 

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se  Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.

Statusi i Edi Ramës në Facebook:

Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.

Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë- në deklaratë për median zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu

Politike Edi Rama kryeministri