Politike17 Shkurt 2022, 11:12

Vendimi i Kushtetueses për Metën, Balla: 150 ditët e mbetura nuk ia zhbëjnë dot figurën qesharake si President

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Kushtetueses për Metën, Balla: 150 ditët e mbetura nuk

Vendimi i Kushtetueses për Metën, Balla: 150 ditët e mbetura nuk ia zhbëjnë dot figurën qesharake si President

Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend foli lidhur me vendimin e Kushtetues e cila vendosi të rrëzojë votimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Balla tha se nëse mazhoranca do e kishte në dorë drejtësinë, Gjykata Kushtetuese do e kishte shkarkuar Ilir Metën. Balla ka deklaruar gjithashtu se nuk ka shqiptar që të mos mendojë se Meta duhet të ishte shkarkuar.

Huqi qenka edhe i transferueshëm, nga baba te biri politik, të thuash që maxhoranca socialiste kontrollon drejtësinë sot është më e gënjeshtër se kurrë kur dje ka patur një vendim nga gjykata më e madhe në vend, që ka rrëzuar një vendim të iniciuar nga kjo maxhorancë. Nëse do kontrollonim drejtësinë do ishte shkarkuar Meta se nuk ka shqiptar në këtë vend që nuk bie dakord se Ilir Meta duhet shkarkuar.

Duhet të tërhiqni mbrapsht të gjitha gjykata se këtu është kap drejtësia. Gjykata Kushtetuese ka pranuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi ka qenë e gjitha sipas Kushtetutës dhe nuk ka shkelur asnjë aspekt. Më vjen mirë Lul që Gaz Bardhi po mbron Ilir Metën, qenke mirë Lul. Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetuesen, por e ka shkelur butë jo fort. Ne nuk ndryshojmë mendim, në vlerësimin tonë, Presidenti në largim, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutë dhe ditët e mbetura në detyrë nuk ja zhbëjnë figurën qesharake në këtë detyrë. Mirë do kishte qenë të ikte që sot. Më vjen mirë që mazhoranca qenka bashkuar, a ka mundësi të bashkoheni edhe në 6 mars se do ju mundim siç ju kemi mundur historikisht”, tha Balla.

Politike Gjykata kushtetuese Ilir Meta president Taulant Balla Vendim