Politike 8 Korrik 2019, 19:22

Vendimi i plotë/ Rama siguron 102 vota dhe 3 muaj hetime për të “rrëzuar” Presidentin

Shkruar nga Pamfleti

102 vota pro raportit të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe 101 vota pro për ngritjen e Komisionit Hetimor. Ky ishte rezultati i votimeve sot në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen e komisionit që, sipas tij, do të sjellë edhe shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Mazhoranca socialiste, me votat e disa deputetëve të ‘opozitës së re’, votoi pro krijimit të komisionit që do të hetojë nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetuën me vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Partia Socialiste ka shtuar dy vota në favor të saj në përplasjen me Ilir Metën, pasi në votimin e 13 qershorit kur u hodh poshtë dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, ishin 100 deputetë që votuan për rrëzimin.

Siç bëhet e ditur ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.

Projekt-vendimin për ngritjen e komisionit hetimor ku përcaktohet afati kohor prej 3 muajsh hetime ndaj presidentit. Gjithsesi, shkeljet për të cilat akuzohet presidenti duhen konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është ngritur.

Ndërkohë më herët para votimit, kryeministri Rama në fjalën e tij lëshoi një lumë fyrjesh e ironish ndaj Presidentit të Republikës, sa shkoi deri në atë pikë ku tha se Meta duhet hetuar e ndëshkuar deri në fund për hir të Kushtetutës dhe dinjitetit të shtetit shqiptar.

 Përgjigja e Presidentit nuk ka ardhur ende, por reagimi i parë pritet nga forcat opozitare të cilat do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20.00 protestën e dhjetë kombëtare.

Vendimi i Kuvendit të Shqipërisë:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike