Aktualitet 5 Tetor 2022, 22:03

Vendimi për Besnik Canin, Jordan Daci: Nuk ka vlerë për emrat e tjerë, vetingu s'ka marrë asnjë goditje

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi për Besnik Canin, Jordan Daci: Nuk ka vlerë për emrat e

Avokati Jordan Daci ka hedhur poshtë zërat se vendimi i Gjykatë së Strasburgut në favor të prokurorit Besnik Cani, ka rrëzuar vetingun.

Gjykata përmend nenin 6 pika 1 të konventës për te drejtat e njeriut sipas së cilës palëve duhet t’iu jepet e drejta për t’u dëgjuar gjatë një procesi të rregullt ligjor.

Sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është cenuar e drejta për një proces të rregullt, pasi trupi gjykues që vendosi shkarkimin e Canit nuk ka qenë i krijuar në përputhje me ligjin. Po ashtu ata shohin si problematike faktin që anëtari i KPA, Luan Daci, i cili u dënua nga gjykata.

Por avokati Jordan Daci shprehet se vendimi nuk godet procesin e vetingut. Sipas tij, vendimi i Strasburgut s’ka efekt te emrat e tjerë.

Postimi i Jordan Dacit

Lajm bombastik: “Vettingu merr goditje serioze” etj., etj. Komente pa pikë lidhje dhe plot “ekspertë” që s’kanë njohuri të mjaftueshme për çështjen në fjalë…

Vettingu s’ka marrë asnjë goditje nga ky vendim, i cili s’ka asnjë efekt me të. Shkurt, mos u lodhni kot se s’ka asnjë baze ky vlerësim.

Subjektet e tjerë nëse nuk e kanë ngritur si shkak dhe s‘kanë bërë ankim, nuk mund të përfitojnë automatikisht nga ky vendim dhe çdo ankim në GJEDNJ, do ishte i papranueshëm për shkak të paraqitjes jashtë afatit nëse nuk është bërë atëherë. Vlera Erga Omnes e këtij vendimi, është e diskutueshme në kontekstin e arsyetimit dhe minimalisht do kërkojë një qëndrim të posaçëm për këtë çështje nga sistemi i brendshëm e pastaj edhe nga GJEDNJ nëse do rishtrohet si çështje. Në parim vendimet GJEDNJ kane vlerë erga omnes për çfarë zgjidhin përsa kohe nuk lidhet me rrethana specifike të rastit, të cilat duhet të ripërsëriten në raste të tjera që të zbatohet përsëri i njëjti vendim…

KPA është dhome e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mundet që mbledhja plenare e Gjykatës Kushtetuese të gjykojnë rastin si mjet rishikimi, kur të kërkohet rishikimi sepse s’ka kompetencë lëndore dhe nuk mund t’i japë vetes diçka që ligji dhe Kushtetuta nuk ia njeh. Qenia dhomë e Gjykatës Kushtetuese është një artificë pa kuptim që në fillim për status, privilegje dhe formalizëm, por asgjë nuk e lidhe KPA-ne me Gjykatën Kushtetuese edhe pse në mënyrë idiote KPA është organ disiplinor tej mandatit edhe për Kushtetuesen… ndonëse KPA është me mandat të kufizuar në kohë dhe Kushtetuesja jo… etj…

Njëlloj siç ka vepruar Gjykata Kushtetuese në praktikën e saj, edhe në rastin e KPA-se mbizotëron parimi i funksionalitetit, çfarë nënkupton që do gjykohet prap nga po ato anëtarë minus anëtarin që është cilësuar i parregullt, por kujdes ka ende shumë të panjohura kjo çështje sikurse ankimi në Dhomën e Madhe dhe zhvillime të tjera të pritshme që mund të çojnë në përmbysje të këtij vendimi… Ndonëse ka ende 2 anëtarë të pakonsumuar dhe një gjyqtare të tretë që është zëvendësuese. Varianti i dytë, do ishte zgjedhje anëtarësh zëvendësues për të zgjidhur këtë rast dhe rastet e tjera nëse do ketë.

Aktualitet Jordan Daci Vetingu