Politike28 Qershor 2018, 08:57

Vendimi për shtyrjen e negociatave, Rama paralajmëron largime ministrash për t’i hapur rrugë reformave. Kush janë më të

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi për shtyrjen e negociatave, Rama paralajmëron largime

Vendimi për shtyrjen e negociatave, Rama paralajmëron largime ministrash për t’i hapur rrugë reformave. Kush janë më të rrezikuarit

Shtyrja e negociatave në qershor të vitit të ardshëm pritet të sjellë furtunë në qeveri, pasi priten largime ministrash. Sinjalet janë dhënë ditën e djeshme nga shefi i qeverisë ku u ka dhënë atyre edhe disa porosi. Burime për gazetën ‘’SOT’’ thonë se Rama i ka thënë atyre se ka ardhur koha për rifreskime në qeveri.

Sinjalet janë se kryeministri Rama do të ndërmarrë një reformë rrënjësore në qeveri, e cila nuk do kursejë as zv/ministrat apo Sekretarët e Përgjithshëm. Po ashtu Edi Rama ka njoftuar edhe mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku do të bëhet edhe bilanci i bashkëqeverisjes por nuk ka përcaktuar akoma një datë të saktë.

 Pra të gjitha këto ndryshime, bëhen për t’i hapur rrugë reformave të kërkuara nga Bashkim Europian. Megjithatë, mbetët për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Ja kush janë më të rrezikuarit

Një tjetër komponent tek i cili do të bazohet kryeministri Edi sa i takon ndryshimeve në qeveri është edhe turi i llogaridhënies, i cili mësohet se është mbyllur. Në fillim të muajit maj kryeministri dhe ministrat nisën një proces takimesh në të gjitha njësitë administrative në vend, me qëllim njohjen më nga afër të problemeve të qytetarëve.

Por nga ky tur takimesh është vënë re se ka shumë pakënaqësi. Si në platformën e bashkëqeverisjes, ashtu dhe përmes shkresave apo komunikimit direkt, mësohet se janë me mijëra qytetarët që denoncojnë punën e ministrave. Sidoqoftë, në muajin korrik kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste, ku do të bëhet një bilanc i ankesave për secilin sektor dhe atje ku çalon puna, ministrat do të duhet të largohen dhe t’u lënë vendin emrave të rinj.

Kohët e fundit qeveria është vënë me shpatulla pas murit nga opozita, ku nuk kanë munguar sulmet dhe akuzat. Kjo ka bërë që dhe shumë ndërkombëtarë të kthejnë sytë nga vendi ynë dhe të monitorojnë me kujdes situatën. Për këtë arsye kryeministri po mendon të emërojë në qeveri njerëz me integritet dhe që i përshtaten funksionit.

Paralajmërimi i Ramës për ministrat

Në fund të muajit prill, nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ketë ndryshime në qeveri, madje dhe parti, që sipas tij, pritet që të ndodhin në shtator, por edhe pas fushatës së takimeve me qytetarët për bashkëqeverisjen. “Çfarë ndryshimesh, nëse do të jetë e nevojshme, në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektorë nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, theksoi kryeministri Edi Rama

Politike Edi Rama kryeministri