Sport 4 Qershor 2022, 20:10

Vendos ‘djaloshi i artë’, Anglia del “duarbosh”, Hungaria merr një fitore që mungonte prej 60-vitesh (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vendos ‘djaloshi i artë’, Anglia del “duarbosh”,

Vendos ‘djaloshi i artë’, Anglia del “duarbosh”, Hungaria merr një fitore që mungonte prej 60-vitesh (Video)

Hungaria mori një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, ku mundi në shtëpi Anglinë me rezultatin 1-0.

Kjo ishte fitorja e parë për hungarezët kundër anglezëve që nga 31 maji i 1962-shit, duke i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjesh dhe 21,919 ditësh pa  fitore kundër Anglisë.

Ishin “Tre Luanët” ata që dominuan takimin, por dhe hungarezët nuk mbetën pas me raste.

U desh të vinte minuta e 67 për të parë një gol, ku Sobaslai nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Tentativat e Kejn me shokë rezultuan pasuksseshme, pasi hungarezët ishin mirë vendosur.

⚽️ GOAL!

Dominik Szoboszlai gives Hungary the lead over the #ThreeLions from the penalty spot ?? #NationsLeague#HUNENG | #Magyarok
pic.twitter.com/MZnRWRI1c9

— Fast Football Goals (@fastfootygoal) June 4, 2022

Kështu momentalisht, Hungaria kryeson në Grupin 3 të Ligës A, ku do të presë dhe rezultatin e sfidës tjetër të mbrëmjes, atë midis Italisë dhe Gjermanisë.

Në sfidat e tjera, Finlanda dhe Bosnja-Hercegovina u ndan në barazim në Ligën B, Grupi 3, ndërsa Luksemburgu mundi 0-2 Lituaninë në sfidën e Ligës C, Grupi 1.

Ndërsa në sfidën e luajtur në orën 15:00, Armenia mundi Irlandën, ndeshje e vlefshme për Ligën B, Grupi 1.

Sport Anglia Hungaria Liga e Kombeve