Sport 9 Korrik 2022, 21:02

Vera e ndryshimeve të mëdha te PSG-ja, kampionët e Francës hapin “supermarketin”, emrat e 11 lojtarëve në ‘listën e zezë’

Shkruar nga Pamfleti
Vera e ndryshimeve të mëdha te PSG-ja, kampionët e Francës

Vera e ndryshimeve të mëdha te PSG-ja, kampionët e Francës hapin “supermarketin”, emrat e 11 lojtarëve në ‘listën e zezë’

Trajneri i ri i PSG-së, Kristof Galtier, duket se nuk ka ndërmend të mbajë në skuadër lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve të tij.

Siç bën me dije “Le Parisien”, kampionët e Francës kanë nxjerrë në shitje plot 11 lojtarë, duke përmendur dhe emrat e tyre.

Kurzaua, Ebimbe, Dialo, Gueje, Kehrer, Draksler, Paredes, Ikardi, Pereira, Herrera dhe Vajnaldum janë emrat që sipas të prestigjiozes franceze, do të shërbejnë si përfitim të ardhurash për PSG-në.

Disa nga këta lojtarë janë në radarët e klubeve, duke filluar bisedimet për të ardhmen.

Drejtuesit janë të gatshëm t’i sistemojnë diku tjetër futbollistët e sipër-përmendur vetëm e vetëm që të lirohen jo vetëm nga paga e tyre, por të kompletohet me sukses operacioni i spastrimit.

Sport Kristof Galtier lojtarët në shitje trajneri i ri i PSG-së