Sport 4 Shtator 2022, 17:58

Vershtapen dominon Holandën dhe i shkon akoma më pranë tituulit kampion, Ferrari sheh “tmerr” në pit-stop

Shkruar nga Pamfleti
Vershtapen dominon Holandën dhe i shkon akoma më pranë tituulit

Vershtapen dominon Holandën dhe i shkon akoma më pranë tituulit kampion, Ferrari sheh “tmerr” në pit-stop

Maks Vershtapen është i pandalshëm, dhe me fitoren në Holandë piloti i talentuar i Red Bull hedh një hap të sigurtë drejt titullit kampion. 

Piloti holandez dhuroi spektakël përpara publikut të tij, duke e dominuar garën nga fillimi e deri në xhiron e 72. 

Podiumin e plotësoi Xhorxh Rasëll në vendin e dytë dhe të tretin Sharls Lëklerk. Duket se shanset për pilotin monegask kanë mbaruar, duke parë që ka humbur dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme nga Serxhio Perez. 

Për sa i përket konstruktorëve, Red Bulli mund të quhet kampion, pasi Ferrari rrezikon të humbasë dhe vendin e dytë nga Mercedezi, në një garë që vazhdon të mbetet e hapur mes skuderisë italiane dhe asaj gjermane. 

Fundjava e Karlos Sainz ishte edhe më e zezë, me dy ndalime të gabuara në pit stop: në të parën mekanikët dolën pa gomë të pasme, në të dytën spanjolli u përball me një penalitet dhe kështu u mbyll në vendin e tetë.  

? END OF RACE (LAP 72/72) ?

What a roller-coaster race that was! ?#DutchGP #F1 pic.twitter.com/9cHNwkqVPz

— Formula 1 (@F1) September 4, 2022

Sport Çmimi i Madh i Holandës Maks Vershtapen piloti i Red Bullit