Sport12 Qershor 2022, 16:35

Vershtapen nuk njeh rivalë, triumfon në Baku dhe ‘arratiset’ në krye, Ferrari katastrofë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vershtapen nuk njeh rivalë, triumfon në Baku dhe

Vershtapen nuk njeh rivalë, triumfon në Baku dhe ‘arratiset’ në krye, Ferrari katastrofë (Video)

Maks Vershtapen triumfon në Çmimin e Madh të Bakusë, duke kryesuar tashmë i vetëm në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke përfituar dhe nga gabimet e bëra nga rivalët e tij. 

Kampioni i Botës në fuqi e nisi nga vendi i tretë dhe dukej se do të kishte probleme, por pas një problemi në makinë te shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez dhe problemeve skandaloze të Ferrarit, bënë që holandezi të triumfonte në këtë garë pa pasur askënd që ta ndalonte. 

Në vendin e dytë u ngjit Serxhio Perez, edhe pas një gabimi në gomat e makinës, ndërsa në vendin e tretë u ngjit Xhorxh Rasëll, i ndjekur nga Luis Hemilton, i cili u zgjodh dhe piloti i ditës. 

Garë për t’u harruar për Ferrarin. Skuteria italiane e nisi si mos më keq, duke humbur Karlos Sainz për shkak të disa problemeve që kishin marshet e makinës, ndërsa më pas, në xhiron e 21, Sharls Leklerk pati probleme me motorin e makinës së tij, duke e nxjerrë Ferrarin pa pikë nga Azerbajxhani, me kampionatin botëror që e shikon se i largohet dhe më shumë. 

Botërorin vazhdon ta kryesojë Vershtapen, i cili ndiqet nga shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez, me Leklerk që bie në vendin e tretë. 

Engine @Charles_Leclerc pic.twitter.com/ptafzhbDzo

— Pink Angel Wings (@LeclercFanCL16) June 12, 2022

Sport Formula 1 Luis Hamilton Maks Vershtapen