Bota29 Janar 2022, 16:47

‘Vetëm ai garanton unitetin’/ Partitë italiane nuk arrijnë kompromis për presidentin e ri, kërkesë Mattarellës për n

Shkruar nga Pamfleti
‘Vetëm ai garanton unitetin’/ Partitë italiane nuk

Partitë në pushtet të Italisë i kanë kërkuar Sergio Mattarella të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentit për një mandat të dytë, pasi nuk arritën të gjenin kompromisin për një kandidat tjetër, për ta zëvendësuar. Mes debatesh dhe diskutimesh të forta, Sergio Mattarella mori 387 vota në votimin e shtatë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Megjithatë, Mattarella, tashmë 80 vjeç, e ka përjashtuar gjithmonë mundësinë e qëndrimit në detyrë dhe ende nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këtë çështje, por me stabilitetin politik të vendit në rrezik, duket e pamundur që ai të jete në gjendje t’i rezistonte presionit.

“Italianët nuk meritojnë më ditë konfuzioni,” tha Matteo Salvini, kreu i partisë së Ligës së djathtë, duke i kërkuar Mattarellës “të bëjë një sakrificë” për të mirën e vendit.

Kjo është hera e dytë radhazi që një presidenti i kërkohet të rinovojë mandatin e tij shtatëvjeçar. Në vitin 2013, liderët politikë iu afruan kreut të atëhershëm të shtetit, Giorgio Napolitano, pasi edhe ata nuk arritën të gjenin një kandidat konsensusi.

Tashmë do të duhet një votim i ri, i cili do të jetë votimi i tetë, pas votimit të shtatë të Parlamentit në seancën e përbashkët të integruar nga delegatët e qarqeve për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Ndër të tjera kryetari i Dhomës Roberto Fico, duke shpallur rezultatin e numërimit, tha se askush nuk ka arritur kuorumin e kërkuar nga Kushtetuta e 2/3 të anëtarëve të Kolegjit.

Bota #Mattarella Itali Presidenti