Bota28 Dhjetor 2022, 16:19

“Vetëm disa civilë kanë mbetur në Bakhmut”, Zelensky: Nuk ka vend që nuk është mbuluar me gjak

Shkruar nga Pamfleti
“Vetëm disa civilë kanë mbetur në Bakhmut”,

Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelenskyy deklaron se “vetëm pak civilë” kanë mbetur në qytetin lindor të vijës së frontit në Bakhmut, pas muajësh të tërë luftimesh të ashpra.

“Vitin e kaluar, 70,000 njerëz kanë jetuar atje. Tani vetëm disa civilë kanë mbetur atje”- shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale.

Pas disa muajsh humbjeje, forcat ruse tani po kërkojnë të marrin kontrollin e rajonit lindor të Donetsk ku Bakhmut është bërë epiqendra e luftimeve. Në Bakhmut, “nuk ka vend që nuk është i mbuluar me gjak. Nuk ka orë kur ulërima e tmerrshme e artilerisë nuk tingëllon. Megjithatë, ai qëndron në këmbë”, tha Zelensky.

Në fillim të këtij muaji, presidenti bëri një udhëtim të papritur në Bakhmut, duke e përshkruar qytetin si “kështjellën” e vijës së parë të Ukrainës.

Bota Bakhmut Volodimyr Zelenskyy