Sport11 Prill 2022, 16:57

Vetëm matematika mban gjallë Dinamon, Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës, parakalon Teutën dhe sheh nga Europa

Shkruar nga Pamfleti
Vetëm matematika mban gjallë Dinamon, Kastrioti fiton sfidën e

Vetëm matematika mban gjallë Dinamon, Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës, parakalon Teutën dhe sheh nga Europa

Kastrioti ka arritur të marrë një fitore me vlerë ndaj Dinamos në sfidën që vlen mbijetesën për të dyja skuadrat. 

Ekipi mik ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1, ku në minutën e 79 ishte Selmani që shënoi golin e fitores pas një asistimi nga Greca. 

Dinamo ka patur dy raste të mira me anë të Haxhiut dhe Ibraimit, por që nuk mundën të tregohshien të ftohtë përballë portës. 

Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa për Dinamon ka fundosje , ku ndodhet në vendin e nëntë, në zonën e kuqe me 23 pikë. 

Sport Dinamo Kastrioti Kategoria Superiore