Bota 9 Shtator 2019, 16:59

Vetëm në një muaj 1500 të vdekur në Francë nga vala e të nxehtit afrikan

Shkruar nga Pamfleti
Vetëm në një muaj 1500 të vdekur në Francë nga

Vetëm në një muaj 1500 të vdekur në Francë nga vala e të nxehtit afrikan

Franca u përballë këtë verë me valën e të nxehtit afrikan duke regjistruar kështu një numër tepër të lartë të viktimave nga i nxehti. Vetëm përgjatë periudhës qershor – korrik humbën jetën 1435 njerëz, nga ku 567 persona vdiqën në periudhën 24 qershor – 7 korrik, ndërsa 868 të tjerë vdiqën nga 21 deri më 27 korrik.

Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Agnes Buzyn duke folur për Radio Francën, tha se gjysma e viktimave kanë qenë mbi 75 vjeç. Ajo shtoi se, falë masave parandaluese, norma ka qenë dhjetë herë më e ulët se në periudhën e njëjtë në vitin 2003, kur Evropa është përfshirë nga një tjetër valë vdekjeprurëse e të nxehtit.

Kujtojmë se Franca shënoi temperaturën prej 46 gradësh Celsius në qershor, që është më e larta në historinë e saj. Në Paris po ashtu u shënua temperaturë rekord prej 42.6 gradësh Celsius në korrik.

Gjatë periudhave të nxehta, shumë shkolla u mbyllën dhe disa ngjarje publike u anuluan, për të minimizuar ekspozimin e publikut.

Temperaturat e larta thyen rekorde sivjet edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandën.

Bota 1500 viktima afrikan francë Paris vala e te nxehtit