Sport21 Shkurt 2019, 18:00

“Veterani” Sherri zbulon Vllazninë: Krenar që luaj këtu!

Shkruar nga Pamfleti
“Veterani” Sherri zbulon Vllazninë: Krenar që luaj

Portieri i Vllaznisë, Alen Sherri, mbron portën e Vllaznisë prej disa sezonesh tashmë. Ai është një portier shumë i talentuar dhe një nga emrat më cilësorë te skuadra shkodrane.

Sherri ka folur për “StarPlusTV”, ku ka prekur shumë tema. Fillimi i karrierës, rrugëtimi deri më tani, idhulli i tij dhe e ardhmja.

“Ëndrra e çdo fëmije shkodran është që të luajë me Vllazninë. Që kur isha fëmijë doja të luaja me Vllazninë dhe e vlerësoj shumë faktin që arrita këtu. Për mua është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe nuk mendoj asnjë gjë tjetër.

“Për mua, asnjë ditë e stërvitjes nuk më mërzit. Ne kemi fatin e mirë që e kemi punë një pasion që kemi dhe kjo është gjëja që na motivon më shumë. Në futboll, motivimi më i madh është që të arrijmë sa më shumë dhe të shkojmë sa më lart”.

Sport Alen Sherri Vllaznia