Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka bërë me dije ditën e djeshme se do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një njoftim për mediat, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri njofton se sot do të prezantohen dy kandidatët e saj, por pa dhënë më tepër detaje rreth emrave të mundshëm apo për zonat zgjedhore.
Njoftimi zyrtar:
Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë.
Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri)
Ftojmë mediat dhe gazetarët që ta ndjekin.
Tiranë, 20 janar 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri