Aktualitet13 Shtator 2018, 23:13

Veting në politikë, Donald Lu “i’u pret gjunjët” Bashës e Kryemadhit: Djalli qëndron tek hollësitë

Shkruar nga Pamfleti
Veting në politikë, Donald Lu “i’u pret

Ambasadori Donald Lu ka komentuar edhe nismën më të re të opozitës pë Veting të politikanëve. Sipas tij duket një propozim intrezant, por nënvizon se “djalli qëndron tek hollësitë”.

“Mendoj se ka edhe një tjetër formë vetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata”, u shpreh Lu në “Real Story.

I pyetur nës do të krijonte kjo një lloj përplasje kushtetuese midis asaj që kërkon Basha dhe asaj që është tashmë në kushtetutë mbi BKH dhe SPAK ai thotë: “Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Ajo që di është që kushtetuta juaj mandaton që nëse një parti apo individë paraqesin një amendament kushtetues, duhet të ketë një procesnë komisione, sipas kushtetutës, ku diskutohet amendamenti dhe ndonjë ndryshim në të; e di që ky proces negociatash po vjen dhe nxis qeverinë dhe opozitën të jenë seriozë në përqasjen ndaj asaj që mund të arrijnë të bëjnë bashkë për këtë propozim shumë interesan”.

Aktualitet Donald Lu "i'u pret gjunjët" Bashës e Kryemadhit: Djalli qëndron tek hollësitë Veting në politikë