Po mbrohen si pjesë familjare e krimesh; të shtabeve mafioze partiake/ Janë “kopje” falsifikimesh, pastrimi parash e mungesë integriteti moral-zyrtar, si krye-gardisti Gramoz Sako; të cilin, nga shkarkimi dhe përjashtimi prej Policisë së Shtetit; e shpëtoi Fatmir Xhafaj për “nderin” e manipulimit të (vetë)vrasjes së shoferit brenda Gardës; dhe nga Edi Rama, si shlyerje borxhi për ndërtimin falas të pallatit të Lindës
Prej 1 muaji, është procesi i “Veting”-ut në Polici, jo se janë me “Covid” anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV) apo të SHÇBA-së.
Por ngaqë, gjatë përgatitjes së materialeve relatuese, kanë konstatuar se me të dhënat që kanë në dosje; asnjë prej drejtuesve të lartë të policisë nuk e kalon dot procesin e “Veting”ut.
Duke qenë se dy institucionet që bëjnë “Veting”-un policor, janë përzgjedhur e janë në vartësi të plotë dhe direkte nga kryeministri dhe kupola e Ministrisë së Brendshme; i kanë vënë në dijeni, se shefat e mëdhenj në qendër e qarqe, janë me dosje blozë.
Sipas raporteve hetimore, të hartuara nga KJV dhe SHÇB, marrë nga DSIK, SHISH, DEA, Europol, Prokuroria, Banka, QKB dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave; rezulton se nga 190 drejtues të lartë policie, 150 duhen shkarkuar nga detyra e përjashtuar nga policia.
Janë me dosje, si Komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, që rezultoi me pasuri korruptive, pastrim milionash, falsifikim të dhënash personale, me shkarkim e hetim penal për prostitucion në grup, me mos pagim taksash e tjetërsim ilegal biznesesh.
Për këtë motiv, kryeministri Rama inskenoi bllokimin e “Veting”-ut; për të mos krijuar kaos strukturash e drejtimi në polici; e për më tepër, për t’i fshehur SHBA-BE-së, kalbësirën morale, korruptive e kriminale, në kupolën e Policisë së Shtetit.
Bllokimin nuk e bëri me urdhër, por duke sajuar shtyrjen e procesit pa afat, me ndryshim në ligjin përkatës; procedurë që duket se do miratohet për së dyti në parlament.
Për imazhin e qeverisë, kjo akrabaci e Ramës, është shpëtim deri sa të kalohet “lumi” i hapjes së negociatave; për shkak të problemeve serioze e të shumta, me figurën zyrtare, figurën morale, pasurinë dhe lidhjet me botën e krimit, që kanë krerët aktualë të policisë.
Ky fakt, që tashmë ndodhet në sirtarët e Komisionerëve të “Veting”-ut e SHÇBA-së; ishte arsyeja, se përse vetëm 15 ditë pas rifillimit të verifikimit për 45 drejtuesit e parë të lartë të policisë; procesi u ndërpre, duke kaluar “në filtër” vetëm 5 prej tyre.
Ndërsa tani, me ndryshimin ligjor, “Veting”-u është bllokuar pa afat; e nuk dihet se kur do të rifillojë, mbasi duhet përsëri një ndryshim ligjor i propozuar nga ministri i Brendshëm, për të përcaktuar afatin e nisjes.
Ky realitet, në “profilin” e krerëve të policisë, është krijuar për shkak se ata, si pjesë e interesave të shtabeve kriminale partiake-qeveritare; nuk janë larguar nga shërbimi policor, por pas çdo skandali, janë qarkulluar me poste të larta nëpër zyra qendrore e zona.
Prova e dhënë, me shkarkimin dhe mos-përjashtimin nga policia; të kreut të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, tregon se me këtë mafia politiko-shtetërore, as “Veting”-u nuk do t’i largojë “bosët e zinj”, të krimit e korrupsionit që janë në krye të policisë prej 20-30 vitesh./Pamfleti