alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Vetingu në politikë; nisma e Bashës kundërshtohet ashpër nga Sali Berisha, dhe në mënyrë të tërthortë nga Ilir Meta

26/10/2021, 14:59
ne Forum
A A
Vetingu në politikë; nisma e Bashës kundërshtohet ashpër nga Sali Berisha, dhe në mënyrë të tërthortë nga Ilir Meta

Vetingu në politikë; nisma e Bashës kundërshtohet ashpër nga Sali Berisha, dhe në mënyrë të tërthortë nga Ilir Meta

Një pozicionim kundër amendamenteve të Lulzim Bashës dhe rrethit të tij për një Veting në politikën shqiptare, ka sinjalizuar edhe Presidenti Ilir Meta, përmes të besuarve të tij politik. Deputeti i LSI, Petrit Vasili, e ka shpallur propozimin e Bashës një tradhti të madhe. Meta është subjekt i dyfishtë i Vetingut sipas amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike

Shkruan Adriatik Doçi


-Lexo edhe:

“Pasqyra” që ja djeg Berishës çdo ide kundër SHBA

A i duhet më PD-së një doktor zemre?!

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën i është rikthyer një nisme të vitit 2018, për Vetingun në politikë. Propozimi me disa ndryshime të reja, por pa prekur thelbin, kundërshtohet ashpër nga Sali Berisha, por edhe nga Ilir Meta në mënyrë të tërthortë.

Berisha e sheh Vetingun e propozuar nga Lulzim Basha si një skenar të Edi Ramës, për të goditur kundërshtarët e tij politikë, rrjedhimisht Berishën, Metën dhe rrethin e tyre. Berisha e shpalli nismën e Bashës si aktin më të turpshëm në historinë e pluralizmit.

“Në 30 vite histori legjislacioni në këtë vend akti më i turpshëm që kalon çdo imagjinatë të një njeriu të lirë është amendamenti që dërgon Edi Rama nëpërmjet tij (Bashës) në parlament, që SPAK-u të bëjë Vetingun e deputetëve… Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike”, tha Berisha.

Po çfarë ka thënë Sali Berisha për Vetingun në politikë në vitin 2018, ku amendamenti ishte propozuar pikërisht nga Partia Demokratike? Në vjeshtën e vitit 2018, Sali Berisha, e ktheu Vetingun në politikë në kauzë politike. Ai akuzonte kryeministrin Edi Rama se kishte frikë nga Vetingu në politikë, ndërsa jepte garanci se procesi nuk do të përdorej politikisht. Madje, në seancën plenare të 21 dhjetor të 2018, Sali Berisha kërcënoi me kryengritje të armatosur nëse maxhoranca nuk pranonte Vetingun në politikë, sipas tij i konfirmuar edhe nga Komisioni i Venecias.

Sali Berisha shprehje se “Pse keni frikë nga kjo? Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr? …Po pse ju nuk e pranoni amendamentin? Pranojeni amendamentin, le të ulemi me ekspertë, të marrim edhe ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, dhe ta bëjmë atë një model për mbarë rajonin. Ndërkombëtarët nuk janë kurrë me idenë që dikush ta përdorë pushtetin për të përjashtuar të tjerët për qëllime politike. Asnjëherë! Opozita nuk mund të jetë kurrë e mendimit që, kur është opozitë, ta përdorë pushtetin për të përjashtuar, por përsëri ju them: hajdeni ta votojmë amendamentin, të marrim ekspertët më të mirë, t’i ulim dhe të përjashtojmë çdo mundësi abuzimi me këtë amendament…

Edhe një herë ju bëj thirrje: momenti është kritik. Po ju them se po bëni një gabim, më të rëndin që mund të keni bërë ndonjëherë, në qoftë se ju përdorni kartonët e zinj, të nxirë të krimit, siç i keni, në rast se ju përdorni sot këtu diktatin e krimit, si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do t’ju shkulë nga këto karrige, përndryshe bëhuni gati, se në rrugët e sheshet e Shqipërisë do të ushtojë: “O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri! Kjo do të jetë!…”.

Sot nuk dihet se cili qëndrim i Sali Berishës në raport me Vetingun është i sinqertë, ai i dhjetorit të vitit 2018 apo qëndrimi ekstremist kundër i disa ditëve më parë. I shqetësuar kundër Vetingut në politikë sipas nismës së Lulzim Bashës ka reaguar edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili është subjekt i amendamentit, për të treguar burimin e pasurisë. Malltezi ishte ndër të parët që reagoi kundër propozimit të Partisë Demokratike, duke i paraprirë qëndrimit të vjehrrit.

Një pozicionim kundër amendamenteve të Lulzim Bashës dhe rrethit të tij për një Veting në politikën shqiptare, ka sinjalizuar edhe Presidenti Ilir Meta, përmes të besuarve të tij politik. Deputeti i LSI, Petrit Vasili, e ka shpallur propozimin e Bashës një tradhti të madhe. Meta është subjekt i dyfishtë i Vetingut sipas amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike.(Shqiptarja.com)

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

“Pasqyra” që ja djeg Berishës çdo ide kundër SHBA

28/05/2022, 19:25
Forum

A i duhet më PD-së një doktor zemre?!

28/05/2022, 18:18
Zhvillimi i Biznesit, siguria se “Shqipëria do të bëhet” dhe integrohet në BE 
Forum

Zhvillimi i Biznesit, siguria se “Shqipëria do të bëhet” dhe integrohet në BE 

28/05/2022, 12:14
Forum

Betejat e Berishës për “përfillje” aksidentale

27/05/2022, 19:48
Forum

Deshifrimi politik: Përse Sali Berisha u mor me super të penduarin Dumani?!

27/05/2022, 18:26
Forum

Antikomunizmi! Ja pse këlyshët e Bllokut po i lehin në tufë, Enkelejd Alibeajt

27/05/2022, 18:03
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Rriten rastet pozitive me Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

Rriten rastet pozitive me Covid në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

Zbulohen 25 raste të vjedhjes së energjisë, arrestohen 5 persona, 13 nën hetim

Lajmi i Dites

Nga e di ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, se presidenti i ri do ta firmosë ‘pazarin’ për detin?

Nga e di ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, se presidenti i ri do ta firmosë ‘pazarin’ për detin?

29/05/2022, 13:13

Lajmet e fundit

Nga e di ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, se presidenti i ri do ta firmosë ‘pazarin’ për detin?

Nga e di ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, se presidenti i ri do ta firmosë ‘pazarin’ për detin?

29/05/2022, 13:13
Agron Gjekmarkaj

Zgjedhjet e foltores për Kryesinë e PD, ironizon Gjekmarkaj: Ngushëllime atyre që s’ja dolën, të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër

29/05/2022, 13:11

Rusia godet me raketa qytetin e presidentit Zelensky

29/05/2022, 12:55
Dossier/ Dom Nikollë Kaçorri, strategu i harruar i pavarësisë së Shqipërisë; një apostull i lartë i shqiptarizmës

Dossier/ Dom Nikollë Kaçorri, strategu i harruar i pavarësisë së Shqipërisë; një apostull i lartë i shqiptarizmës

29/05/2022, 12:45
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli

Jozefina Topalli reagon pas ndarjes nga jeta të Bujar Nishanit: I ka bërë nder vendit dhe Partisë Demokratike. Pushofsh në paqe mik!

29/05/2022, 12:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti: Po përgatitemi për të aplikuar në NATO dhe BE

29/05/2022, 12:10
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Një portret që zbërthen gjithë stacionet më të rëndësishme dhe veprimtarinë e apostullit të lartë të shqiptarizmës dhe bashkimit të shqiptarëve...

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #domnikollkacorri #shqiperia #pavarsia
  • Humbjet që ka shteti dhe emrat e përfituesve, u evidentuan paraprakisht nga Ministria e Ekonomi-Financave me urdhër të kryeministrit, te i cili kanë lobuar oligarkë, biznese, politikanë e trafikantë të lidhur me to, ndërsa Rama e serviri si “lehtësim ngarkese të Gjykatës së Lartë, por në fakt është amnisti anti- ligjore e hajdutëve

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #ekonomi #edirama #shtet #ministriaeekonomisedhefinancave
  • Lëpijnë njeri-tjetrin/ Sa herë që Ina Zhupa dilte në mbështetje të PD, Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt e linjës së SHBA e thoshte: “Saliu është e kaluara e zezë e PD dhe ish-kryetari “non grata” që duhet të ndëshkohet nga drejtësia”; mediat e Foltores i publikonin lidhjet me krimin, kontrabandën, pastrimin e parave dhe pazaret me Edi Ramën, për përfitim lejesh ndërtimi kullash e tenderësh në shumën 7 milionë Euro

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #partiademokratike #inazhupa #lulzimbasha #saliberisha #bashkëshortin #bos #nongrata #edirama #enkelejdalibeaj #shtetetebashkuaratëamerikës

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In