Aktualitet27 Maj 2022, 15:06

Vetoja Bullgare, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin zhbllokimin e ngërçit nga presidenca franceze

Shkruar nga Pamfleti
Vetoja Bullgare, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin zhbllokimin e

Shkup, 27 maj 2022 (MIA) – Kemi shpresa të larta se më në fund do të fillojnë negociatat e Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kjo gjatë kryesimit francez me BE-në, deklaroi sot euroambasadori në vend, Dejvid Gir në konferencën “Votat bullgare për Evropën”, që mbahet në pres klubin kombëtar të BTA-së në Shkup.

Gir para pjesëmarrësve në konferencë, e cila është pjesë e debateve në Konferencën për ardhmërinë e Evropës, theksoi se institucionet e BE-së janë fuqimisht të përkushtuar në avancimin e procesit të zgjerimit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe theksoi se jashtëzakonisht i vlerësojnë përpjekjet që i kanë bërë të gjitha palët për lëvizjen e këtij procesi.

“Suksesi është në interes të këtij vendi, të Shqipërisë, dhe gjithsesi edhe të rajonit më të gjerë edhe të vet BE-së”, tha Gir.

Duke folur për Konferencën për ardhmërinë e Evropës, Gir përmendi se në të janë përfshirë edhe qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Përkujtoi se delegacioni i BE-së ka organizuar gjashtë debate në këtë temë, me fokus tek të rinjtë.

“Ballkani Perëndimor është Evropë, Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe jemi të bindur se në interes tonë të përbashkët është ta vazhdojmë procesin e zgjerimit pa anulime të mëtejme. Kjo nuk është vetëm prioritet strategjik për partnerët në rajon, por edhe prooritet i jonë jo vetëm për shkak të luftës, por edhe për shkak të presionit që e shihni në kontekst të asaj lufte dhe për shkak të lidhjeve të gjata historike, sociale dhe ekonomike që na lidhin”, tha euroambasadori.

Gir përmendi se është shumë me rëndësi të mbahen mend rrënjët e BE-së, prej ku ka filluar, prej ku vijnë, duke shtuar se shumë lehtë është të lihen anash arritjet e Unionit – paqja, prosperiteti, tregu i vetëm, vlerat demokratike dhe respektimi i dallimeve, si dhe vet procesi i zgjerimit.

“Gjithsesi po ballafaqohemi me sfida, krizën financiare në vitin 2008, pandemia, tani është lufta ruse në Ukrainë, të gjithë këto punë duken të parashikueshme, por nuk janë, dhe në BE po zhvillohen diskutime intensive dhe treguam unitet dhe shpejtë po lëvizim përpara. Ky diksutim është proces shumë i rëndësishëm dhe ky është kontrasti i asaj që Rusia e bën në Ukrainë, e ajo është ta përcaktojë ardhmërinë e Ukrainës pa kurrëfarë konsultimesh”, tha Gir.

Ai shtoi se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimit është vërejtur në zgjedhjen strategjike që e ka bërë vendi me përkrahjen e rezolutës për dënimin e agresionit rus në KB.

Ai përkujtoi se konkludimet nga Konferenca për ardhmërinë e Evropës do të prezantohen në shtator nga ana e kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen.

Në konferencë mes tjerëve ka marrë pjesë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, i cili përmendi se për Evropën është me rëndësi ta konsolidojë bërthamën e saj, por njëjtë me rëndësi është të shikojë jashtë kufijve të saj, jashtë 27 vendeve anëtare dhe të kërkohen mundësi për zgjerim.

Quçuk shtoi se nëse BE-ja nuk përqëndrohet në zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, atëherë në vend të saj, duhet të përfshihen fuqitë e treta, pasi nuk ekziston vakuum hapësirë në marrëdhëneit ndërkombëtare dhe vakuum të tillë askush nuk toleron.

Lidhur me Konferencën për të ardhmen e Evropës, Quçuk theksoi se ajo duhet të bëhet mekanizëm i qëndrueshëm për komunikim me qytetarët evropianë që të mund Evropa të ofrojë zgjidhje afatgjate dhe të përgjigjet në kriza. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të vendoset urë në gjeneratat e ardhshme për ndërtimin e BE-së si projekt i paqes së qëndrueshme, lirisë dhe prosperitetit.

“Evropa nuk duhet të jetë xhuxh ose një prej xhuxhëve në marrëdhëniet ndërkombëtare, por lojtar kryesor gjeopolitik”, tha Quçuk.

Ambasadori bullgar në vend Angel Angelov u ndërlidh se e ardhmja e Evropës nuk është determinuar paraprakisht, por e krijojnë ata të cilët janë pjesë e saj.

Theksoi se e ardhmja e BE-së duhet të lëviz në drejtim, i cili bazohet në parimet bazë në të cilat është krijuar.

Për kontekstin me Maqedoninë e Veriut, ambasadori Angelov theksoi se Bullgaria dëshiron gjenerata nga vendi se Marrëveshja për fqinjësi të mirë nga viti 2017 do të respektohet.

Sipas Angelov, kërkesat bullgare për pakicën e tyre në Shqipëri po realizohen, për çka nuk kanë hezitim për t’i dhënë dritë jeshile Tiranës, por siç tha, do të shohin nëse në këtë pako do të jetë edhe Shkupi.

Organizator i konferencës në Shkup ishte agjencia bullgare e lajmeve BTA, ndërsa drejtori i saj i përgjithshëm Kiril Vëlçev në hapjen e ngjarjes theksoi se BE-ja është gjithkund ku ka qytetarë evropianë, duke shtuar se diskutimi është për të ardhmen e Evropës, e jo bisedë për të ardhmen e një vendi tjetër.

Kryesore BE integrimi Maqedonia e Veriut Shqipëria Vetoja bullgare