Bota 5 Nëntor 2022, 22:59

Vetoja e Turqisë ndaj Finlandës dhe Suedisë, Stoltenberg: Ka ardhur koha që dy vendet të jenë pjesë e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan vazhdon të bllokojë pranimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO madje ju ka bërë sërish thirrje dy vendeve nordike që të zbatojnë masat e premtuara.

Turqia do ta pranojë zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO vetëm pasi të dy vendet të kenë ndërmarrë “hapat e nevojshëm” për këtë është shprehur presidenti turk.

Erdogan e bëri të qartë qëndrimin e Ankarasë në një takim jozyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Stamboll. Ku është shprehur se procesi i miratimit do të jetë në varësi të veprimeve që do të ndërmarrin Finlanda dhe Suedia.

Stoltenberg tha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, se ka ardhur koha për të “përshëndetur Finlandën dhe Suedinë si anëtare të plota të NATO-s”.

Të dy vendet kanë zbatuar premtimet e dhëna në marrëveshjen e qershorit. Pranimi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë, tha Stoltenberg duke ju referuar luftës agresore në Ukrainë.

Kryeministri i ri suedez Ulf Kristersson pritet të zhvillojë të martën e ardhshme bisedime me Erdoganin në Ankara. Qeveria në Stokholm shpreson se Turqia do ta japë miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara këtij takimi

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet nga 30 vendet anëtare të aleancës, që nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë dhe të Finlandës. Për zgjerimin duhet të bien dakord të gjithë anëtarët e NATO-s.


smile

Bota Finlande NATO Suedi