Sport 8 Tetor 2018, 18:08

Vettel sulmon Verstappen: Do ta sqaroj live!

Shkruar nga Pamfleti
Vettel sulmon Verstappen: Do ta sqaroj live!

Sebastian Vettel nuk e ka pëlqyer aspak manovrën e Max Verstappen në xhiron e tetë të garës së zhvilluar në pistën japoneze të Suzuka, ku piloti holandez i Red Bull i mbylli krahun ferraristit, që përfundoi jashtë piste dhe më pas në fund të renditjes. 

“Nuk dua që të ndodhë si zakonisht, me akuza e kundërakuza në media e rrjetet sociale. Nuk më pëlqen që çështja të diskutohet në distancë, por do të flas me Max kur të kemi mundësi, ballë për ballë, pasi kjo është mënyra që unë preferoj t’i zgjidh çështjet.

“Hymë të dy në të njëjtin moment në kthesë, ishin në krah të njëri-tjetrit dhe ai më shtyu. Nuk është kjo mënyra që përdoret në garë”, u shpreh Vettel, që sheh se humbet një shans të artë për të dueluar për titullin kampion në Formula 1 këtë sezon, pasi është 67 pikë pas kryesuesit të renditjes, Lewis Hamilton.

The crash between Vettel and Verstappen?#JapaneseGP #F1 pic.twitter.com/MPdGVsiZ00

— F1 Live (@F1Live2) October 7, 2018

Sport Formula 1 Max Verstabben Sebasian Vettel