
Futbolli shqiptar është përfshirë nga kaosi! Policia ka arrestuar arbitrin nga Lezha, Paulin Simoni, i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë në rastin e ish-deputetit Arben Noka dhe familjarëve të tij, që akuzohen për tjetërsim pronash, falsifikim vulash e dokumentesh zyrtare.
Anësori i njohur i Superiores është arrestuar dhe ka mbetur në burg, pas seancës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë së të arrestuarve në kuadrin e operacionit policor “Vol-Vo 4”.
Mbetet të shihet se për çfarë akuzohet konkretisht Simoni në vazhdimin e gjyqit, për të mësuar nëse do të mbetet pas hekurave si trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima,