Aktualitet13 Shtator 2018, 22:05

Vettingu i politikanëve, Rama tall keq Bashën: Luli fut dorën në kapele dhe nxjerr zogun

Shkruar nga Pamfleti
Vettingu i politikanëve, Rama tall keq Bashën: Luli fut dorën

Vettingu i politikanëve, Rama tall keq Bashën: Luli fut dorën në kapele dhe nxjerr zogun

Edi Rama, i pyetur nëse është dakord për vetingun e politikanëve të propozuar nga PD, është shprehur se vetë ata nuk janë të qartë se çfarë kanë propozuar.

Duke iu drejtuar Berishës, Bashës, dhe Kryemadhit, Rama është shprehur me ironi: A mendoni se këta të tre do të ngrenë një institucion për të hetuar veten e tyre?!

“Luli është artist, në kuptimin e mashtruesit, si ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun, kështu është ai”, u shpreh kryeministri.

Pjesë nga intervista:

Jeni pro vetingut të propozuar nga PD?

Basha është artist…

Në ç’kuptim?

Është mashtrues, nga ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun…

Do ta votoni propozimin e PD?

Cilin veting? Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë… Të vijë njëherë të vetingu që kemi bërë ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjen me krimin, pasurinë e tyre dhe të rrethit familjarë. Njerëzve u intereson sa të ardhura të dala nga xhepat e tyre kanë marrë në zotërim në mënyrë të paligjshme.

Këta të tre do ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tre? Nuk është çështja që nuk jam dakord por kjo është një farsë, nuk kuptohet se çfarë është. Veting i politikanëve janë duart… i ke të pastra apo nuk i ke?!

Uncategorized